INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ngrohtë e ftohtë në Europë, çuditë e motit

Ngrohtë e ftohtë në Europë, çuditë e motit

Publikuar më: 16:15 27-02-2019

Një valë e ngrohtë dhe temperatura të larta kanë përfshirë pjesën perëndimore të Europës.

Ndërsa pjesa jugore është prekur nga i ftohti e dëbora. Në Britani u shënua dita më e ngrohtë e dimrit në histori 21.6 gradë.

Edhe në pjesë të tjera të Evropës janë regjistruar temperatura rekord si për shembull 25 gradë celcius në Spanjë, 21 në Francë dhe 18.8 gradë celcius në Belgjikë.Në anën tjetër, temperaturat ranë përreth Mesdheut.

Në Selanik të Greqisë temperaturat ranë në 3 gradë celcius e madje pati edhe borë, e po ashtu edhe në Turqinë veriperëndimore.

Article Logic
Execution time: 0.0015618801116943