INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Niall Horan “zemërthyer” ia dedikon Selena Gomez-it këngën e tij të parë solo? [VIDEO]

Niall Horan “zemërthyer” ia dedikon Selena Gomez-it këngën e tij të parë solo? [VIDEO]

Publikuar më: 19:45 29-09-2016

Harry Styles deklaroi të mërkurën që One Direction nuk do të bashkohet më, dhe këtë deklaratë të tijën e ka përforcuar Niall Horan. Këngëtari 23 vjeçar ka publikuar këngën e tij të parë solo, dhe mesa duket tashmë e ka rradhën Louis Tomlinson. Niall jo vetëm që e ka shkruajtur vetë këngën, por edhe ka përformuar live me kitarë për videoklipin e saj. “This Town” mban titullin projekti i tij i parë solo, me të cilin menjëherë u dashuruam. Mirëpo nëse e dëgjojmë me vëmendnje tekstin, vërejmë që është një këngë e trishtuar! Ish ylli i One Direction këndon për mënyrën se si ai po kalon një periudhë të vështirë, ndërkohë që shikon ish-in e saj me një person tjetër. Veçanërisht pasi shikon një tjetër djalë teksa e përqafon ku ata janë takuar për herë të parë.

Për kë të jetë mërzitur kaq shumë Niall vallë? Mos ndoshta ai e ka shkruar këtë këngë për Selena Gomez? Ata nuk e kanë konfirmuar asnjëherë marrëdhënien e tyre, por jo rrallë herë janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit para dy vitesh, madje janë puthur në një festë ditëlindjeje. Selena gjithashtu ka shkuar në Londër për ta mbështetur Horan, mirëpo kjo lidhje përfundo shumë shpejt. Megjithatë ne nuk e përjashtojmë mundësinë se kjo këngë është për Selena Gomez.

Article Logic
Execution time: 0.0020577907562256