Sulmuesi i Milanit, M’Baye Niang nuk ka vend në skuadrën e Vincenzo Montellas për sezonin e ardhshëm.
Francezi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar e kishte kaluar në huazim te Watford, por kësaj radhe do të shitet përfundimisht.
Për lojtarin ka shprehur interesim Fenerbahce, e cila lojtarit i ka ofruar kontratë katër vjeçare me 3.5 milionë euro në sezon.
Ndërsa, skuadra e Milanit do të përfitojë 18 milionë euro nga shitja e Niang