INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nick Carter, na prezanton “Backstreet baby-n”  e tij

Nick Carter, na prezanton “Backstreet baby-n” e tij

Publikuar më: 11:49 30-04-2016

Dje idhulli i miliona adoleshentëve në gjithë globin, sot babai krenar i një djali.

Nick Carter që tani shfaqet më rrallë në publik, nuk ka ngurruar t’i prezantojë botës  djalin e tij të porsalindur. “E adhuroj sa i paqtë është! Babi do të kthehet shpejt në shtëpi!” ka shkruar ai në foton e ndarë me fansat në mediat sociale. Këngëtari i Backstreet Boys dhe gruaja e tij Lauren Kitt Carter, mirëpritën fëmijën e tyre të parë në 19 prill pas një lindjeje në shtëpi.

  Çifti u martuan në prill të 2014 pasi kishin njoftuar fejesën në 2013. Dalja e fundit publike e 35 vjeçarit, ishte vitin e kaluar në premierën e filmit dokumentar për Backstreet Boys, grupin që tronditi muzikën, në vitet ’90.

Article Logic
Execution time: 0.00347900390625