Asgjë nuk i shpëton "syrit" të TMZ, sidomos kur bëhet fjalë për dy personazhe si Nick Jonas dhe Kate Hudson.
Këngëtari 23-vjeçar dhe aktorja 36-vjeçare, të cilët u përfolën vitin e kaluar rreth një romance mes tyre, janë parë sërish bashkë. Ato janë fotografuar këtë javë në një dyqan të Starbucks të ndodhur në një resort skish në malin Mammoth të Kalifornisë. Kujtojmë se hera e fundit që ato u panë bashkë ishte ne muajin tetor në New York. Ende nuk është e konfirmuar si lidhje, por hmmmm më tepër se një kafe e nxehtë, temperatura e trupit të mban më ngrohtë!