INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nick Jonas kujton me nostalgji dhe emocion takimin e parë me Priyanka Chopra [FOTO]

Nick Jonas kujton me nostalgji dhe emocion takimin e parë me Priyanka Chopra [FOTO]

Publikuar më: 11:57 26-05-2019

Të gjithë e njohim Nick Jonas, ai është një këngëtar, aktor shumë i talentuar dhe i dashur për publikun në mbarë botën. Ka qenë pjesë e grupit “Jonas Brothers”, ku grupi për fat të keq e ka ndalur muzikën për disa kohë por së fundmi disa portale thonë se do të rikthehen përsëri më të fortë se kurrë për fansat e tyre.

Ndërkohë që bashkëshortja e tij, Priyanka Chopra është një aktore, këngëtare, producente Indiane dhe ka fituar Miss World 2010.

Ata u martuan në dhjetor, mirëpo postimi i fundit në Instagram nga Nick Jonas ishte shumë romantik duke i shprehur dashurinë gruas së tij, po ashtu duke rikujtuar edhe një herë ditën më të veçantë të jetës së tij e cila është dasma e tyre.

“Një vit më parë unë me miq unë shkova të shoh të Bukurën dhe Bishën. Njëra ndër këta miq ishte gruaja që u bë shoqja ime e ngushtë, qetësia ime, muza ime dhe gruaja ime e bukur. Unë të falenderoj që jemi së bashku në këtë rrugëtim. Ti më bë të qesh çdo ditë dhe më inspiron të jem versioni më i mirë i vetes”- ka shkruar këngëtari me një emocion që na e përcolli të gjithëve.

Article Logic
Execution time: 0.0039041042327881