Këtë nuk e prisnim ende nga Nick Jonas!
Këngëtari 23 vjeçar, ka bërë të ditur përmes Instagramit se albumi i tij i tretë sapo ka përfunduar. Nuk ka kaluar më shumë se tre muaj nga publikimi i albumit të tij të dytë të titulluar “Nick Jonas X2”, ku pjesë e saj është edhe hiti “Levels”, kështuqë ishte pak e habitshme që ai të gjente frymëzimin për të mbaruar kaq shpejt një tjetër të tillë. Kemi përshtypjen se albumi i rradhës do të jetë e mbushur me muzikë fantastike dhe do të dalë në shitje para sezonit të verës.Kjo sigurisht që do na gëzonte!