INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nick rrëfehet: Ja kush është fajtori për ndarjen e Jonas Brothers!

Nick rrëfehet: Ja kush është fajtori për ndarjen e Jonas Brothers!

Publikuar më: 09:44 16-06-2016

Plot 3 vite pas ndarjes së grupit Jonas Brothers, më në fund kemi dikë të cilit mund t’ia vëmë gishtin si fajtor.

është më i vogli i grupit, Nick Jonas, arsyeja e ndarjes së 3 vëllezërve dhe dicka të tillë e pranon vetë ai. Duke folur në një intervistë për “Whatch What Happens Live”, Nick thotë se ndarja e grupit erdhi si rrufe në qiell të hapur dhe ishte e vështirë për familjen, por tashmë gjithcka është mirë. Vetëm 2 ditë para se të fillonin tour-in e radhës, Nick duket se këmbënguli duke thënë jo. Por ai shton se marrëdhënia e tyre është forcuar që atëherë dhe secili po i gëzohet një karriere të suksesshmë solo. Kevin tani është bërë baba dhe po merret me jetën e tij familjare ndërsa Joe po korr kënaqësi profesionale me grupin e tij të ri, DNCE. Gjithcka është mirë kur përfundon mirë.

Article Logic
Execution time: 0.0034329891204834