Lidhja e Iggy Azalea me Nick Young mori fund dhe shkak ishte tradhtia e këtij të fundit pasi la shtatzënë një femër tjetër gjatë kohës që ishte në lidhje me reperen.
Por duket se ai e ka harruar tashmë reperen australiane sepse gjatë një interviste të dhënë në aeroportin e Los Angeles,u shpreh se dëshironte që ajo të martohej me të dashurin e saj të ri, French Montana.
Kujtojmë që Iggy e ka akuzuar shpesh ish-in e saj me pretendimin se ai e tradhtonte me vajza të ndryshme, deri në momentin kur kjo u vërtetua me tradhëtinë e fundit.