Çfarë e bashkon Nicki Minaj dhe Dafina Zeqirin?!
Nicki Minaj njihet për deklaratat e saj të bujshme dhe një të tillë e bëri në skenën e "People's Choice Awards". Ndoshta Drake ka dashur që ajo t’i përmendë emrin, por për fat të keq jo.
Reperja e cila dikur u përfol për martesën “e mbetur në tentativë” me Drake nuk e përmendi emrin e tij në emrat falenderues.
"Falenderoj Donatella Versace për veshjen e personalizuar që më bëri për këtë natë dhe Michael B.Jordan që do më shoqërojë kur të largohem nga këtu sonte", tha Nicki.
Në të vërtetë, Drake është ndjerë xheloz për aktorin bukurosh. Burime pranë reperit thonë se Nicki mund të gjente një vend tjetër për të flirtuar. Këto janë shenja xhelozie, por Nicki e ka konsideruar gjithmonë si vëlla të vogël.
Pra Dafinën dhe Nickin i bashkon fakti që kanë fiksim aktorin e njohur Michael B.Jordan, të cilit Dafina “i propozoi” për martesë në Instagram.
Nicki Minaj and Michael B. Jordan need to happen #PCAs pic.twitter.com/LqQIZbFodk
— Nicole Perez (@nicole_perez1) November 12, 2018