INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nicki Minaj dhe Eminem në një lidhje dashurie? Deklarata e këngëtares na ''hutoi'' të gjithëve [FOTO]

Nicki Minaj dhe Eminem në një lidhje dashurie? Deklarata e këngëtares na ''hutoi'' të gjithëve [FOTO]

Publikuar më: 15:49 25-05-2018

Reperja Nicki Minaj ka konfirmuar spekulimet se ajo ka filluar një romancë me Eminem. Nëpërmjet një postimi në Twitter ku shpërndau këngën e re me Big Bang, 2Chainz dhe Big Sean, një fanse e pyeti nëse është lidhur me Eminem.

35-vjecarja nuk hezitoi që ta konfirmonte marrëdhënien e saj të re duke shkruajtur “Po”.

Dihet se para pak muajsh, Nicki Minaj ka qenë në lidhje me reperin Nas, por gjithçka ka marrë fund dhe arsyet nuk janë të qarta.

Ndërkohë mbetet për tu parë nëse ajo është në lidhje me Eminem dhe si ka nisur romanca.

nisckcieminempoo.jpg

Nëse të dy kanë nisur diçka serioze apo thjesht po argëtohen për pak kohë, këtë nuk e dimë, ama Eminem dhe Nicki Minaj, dy reperët më të njohur në treg, duket se po ia kalojnë mirë.

Nicki përmend Eminemin në këngën e fundit, "Big Bank", bashkëpunim me YG, 2 Chainz dhe Big Sean, kur thotë: "Uh oh/Back again/Back to back Maybach, stack the M's/Told em' I met Slim Shady, bag the M/Once he go black, he'll be back again".

Article Logic
Execution time: 0.002079963684082