Artisti i njohur e provoi me reperen 34 vjeçare, dhe përgjigja që mori e la pa fjalë.
John Mayer dhe Nicki Minaj sapo thyen Twitterin, duke i lënë të gjithë pa fjalë me postimet e tyre. Këngëtari amerikan provoi që të tërhiqte vëmendjen e bukuroshes nga Trinidad dhe Tobago me postimin “Shpenzoj shumë kohë në ditë duke menduar nëse i pëlqej apo jo Nicki Minaj-t”. Dhe përgjigja që mori ishte një ftesë e hapur nga ylli i shumë hiteve: “A do që trupi im të jetë parku yt i lojërave?”. Një përgjigje që theu internetin, të cilës as vetë i zoti i punes nuk dinte ç’ti kthente, duke shkruar poshtë saj: “Prit pak, se po përpiqem të mbledh veten. Kjo nuk është ende përgjigja ime”.