Prej kohësh, reperja e njohur, Nicki Minaj dyshohej se ishte shtatzënë. Pas një sërë spekulimesh ajo e ka konfirmuar vetë lajmin e ëmbël me anë të një postimi në llogarinë e saj ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur.
“Shtatzënë”, ka shkruar Minaj krah fotografisë ku shfaqet me flokët në ngjyrë të verdhë, ‘look-un’ e kuruar deri në detaje dhe barkun i cili është rritur mjaftueshëm.
Fansat janë surprizuar nga ky lajm dhe kanë lënë komente të shumta duke e uruar. Nicki e ka vlerësuar këtë moment dhe i ka falenderuar të gjithë për komentet pozitive.