Reperja amerikane, Nicki Minaj ka marrë pjesë në këngën e Jason Derulo, në bashkëpunim me Ty Dolla Sign, të cilët kanë sjellë shumë skena provokuese në klipin e ri.
Kënga, e quajtur ‘Swalla’ ka melodi ritmike dhe në klip përfshihen shumë vajza të veshura me rroba provokuese duke kërcyer me këngëtarët. Nicki shfaqet me një kostum rozë dhe me çizme të gjata të zeza, ku tregon linjat e saj. Jemi mësuar të shohim gjëra të pazakonta nga ajo pasi nuk është hera e parë që reperja guxon me një stil të tillë.