Nicki Minaj është shumë e revoltuar për arsyen e thjeshtë se albumi i saj nuk është në krye të çdo klasifikimi mbi faqen e dheut. Sigurisht, si të famshmit e tjerë, iu drejtua Twitter-it për të shprehur pakënaqësinë e tejskajshme kundrejt disa emrave, përfshirë Kylie Jenner.
Mesa duket, Nicki mendon se suksesi i albumit të Travis Scott është i pamerituar pasi Kylie e ka reklamuar shumë. Të paktën kaq kuptuam.
”Derdha gjak e djersë për atë album fantastik dhe Travis Scott përfiton nga Kylie që poston foto nga turneu dhe thotë hajdeni takoni Stormi-n. Më bëni për të qeshur. ”Qween” theu rekordin duke qenë në vend të parë në 86 vende. Faleminderit Jezus dhe faleminderit fansa”,-shkruan ajo.
Kur thotë Kylie poston foto të turneut, e ka fjalën për këtë foto nën të cilën shkruhet “Unë dhe Stormi jemi gati për turneun”.