"Vezë" të tilla Pashkësh nuk kishim parë asnjëherë!
Të shumtë kanë qenë personazhet e njohur që kanë uruar festën në mediat sociale, por ja që urimi i Nicki Minaj na tërhoqi më shumë vëmendjen. Jo për fjalët e bukura, por më shumë prej fotos së postuar në Instagramin e këngëtares. Një foto tepër provokuese ku Nicki shfaqet me gjoksin përjashta. E shkrepur në prapaskenat e klipit të saj të ri, me foton në fjalë artistja ka uruar Pashkët me gjokset në duar. Ndoshta sepse këto të fundit i kanë ngjasuar me vezët e festës, ose ndoshta thjesht për të tërhequr vëmendjen e fansave dhe botës. E rëndësishme për Nicki Minaj, siç edhe ajo vetë e ka theksuar në foto, është se na bëri të shikonim!