Reperja Remy Ma bën mirë të mendohet dy herë përpara se të kruhet me Nicki Minaj, pasi kjo e fundit nuk vjen në “sherr” vetëm por merr edhe shoqet!
Duket se reperja nga Trinidad dhe Tobago mund të mbështetet tek emra si Selena Gomez, Ariana Grande, Tinashe dhe Jhene Aiko në luftën kundër reperes Remy Ma. Minaj publikoi dy këngë mbrëmjen e së enjtes duke iu kundërpërgjigjur Ma-së, pak javë pasi ajo kishte publikuar dy këngë diss në të cilat e sulmonte reperen 34 vjeçare hapur. Dhe menjëherë e ka gjetur veten me shumë suport rreth vetes, mesa duket të papritur nga vajza që dukeshin të mira dhe të ëmbla, por në brendësi qenkan “bisha të vogla”, siç i cilësoi edhe vetë Nicki. Ylli i shumë hiteve postoi në Insta një video kolazh të bukurosheve të muzikës që e mbështesnin duke kënduar këngën e saj të re. Nicki duket se nuk ka pse të shqetësohet pasi shoqet po i ruajnë krahët!