IN SPORT
Nicky Hayden nuk ia del, ndërron jetë kampioni i Moto GP

Nicky Hayden nuk ia del, ndërron jetë kampioni i Moto GP

Publikuar më: 18:15 22-05-2017

Nicky Hayden nuk ia doli mbanë!

Piloti amerikan i Moto GP ka humbur në garën më të vështirë të tij, pas ka ndërruar jetë në spitalin Bufalini në Cesena.

35-vjeçari vdiq pas goditjeve që ka marrë në kokë gjatë një incidenti që pati të mërkurën e kaluar. Deri më tani ai ka qëndruar në spital nën kujdesin intensive të mjekëve po fatkeqësisht nuk ia doli.

Ai po stërvitej me biçikletë bashkë me disa miq, kur u përplas me një makinë në një kryqëzim. Stafi i spitalit ku piloti amerikan ishte shtruar lëshoi sot këtë komunikatë.

“Kolegji mjekësor konfirmoi sot ndarjen nga jeta të pacientit Nicholas Patrick Hayden, që u shtrua në spital më 17 maj, në repartin e reanimacionit, pas disa problemeve të rënda shëndetësore të shkaktuara nga një aksident në të njëjtën ditë”

U prefsh në paqe kampion!

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0025081634521484