INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nicolas Maduro po izolon vendin, bën një tjetër lëvizje

Nicolas Maduro po izolon vendin, bën një tjetër lëvizje

Publikuar më: 09:28 22-02-2019

Presidenti Venezuelës, Nicolas Maduro, do të mbyllë kufirin me Kolumbinë dhe atë me Brazilin. Po opozitari Guaido, është zotuar se do të sigurojë ndihmat humnitare përmes kufirit me Kolumbinë, pasi vendi është në krizë. Po nuk dihet a do t’ja dalë dot.

Qeveria e Brazilit po ashtu është zotuar se do të dërgojë ndihma përmes disa kamionëve, të cilët i ka siguruar Guaido.
Po Maduro i ka cilësuar këto veprime si “provokim”. Ai ka thënë në disa komente televizive se planet e opozitës kanë për qëllim që të dëmtojnë qeverisjen e tij.
“Nuk dua të marrë ndonjë vendim të këtij lloji, mirëpo jam duke shqyrtuar mbylljen e kufirit me Kolumbinë”, është shprehur Maduro.
Për analistët politikë, ngjarja e ditës së shtunë, kur pritet të arrijnë ndihmat, do të jetë më shumë test për besnikërinë e ushtrisë ndaj Maduros, sesa mundësi për zgjidhje të krizës në Venezuelë.
Guaido ende nuk ka treguar detaje se si do të hyjnë ndihmat në Venezuelë, shkruan Rel.
Figurat opozitare kanë propozuar krijimin e zinxhiri njerëzor, në mënyrë që t’i bartin pakot nga njëri person te tjetri.
Maduro ka kundërshtuar gjithë këto organizime për ndihma dhe ka akuzuar administratën e presidentit amerikan, Donald Trump për tentim të përmbysjes së pushtetit të tij.
Venezuela është përballur me krizë ekonomike për vite të tëra, për shkak të inflacionit të lartë dhe mungesave themelore për ushqim dhe ilaçe.

Article Logic
Execution time: 0.003680944442749