INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nicole Kidman gabon sërish, e kritikojnë rëndë fansat: Jo vetëm që si përmendi në fjalim, por... [FOTO]

Nicole Kidman gabon sërish, e kritikojnë rëndë fansat: Jo vetëm që si përmendi në fjalim, por... [FOTO]

Publikuar më: 19:19 08-01-2018

Nicole Kidman padyshim është një ndër aktoret më të talentuara dhe të vlerësuara në botën e aktrimit dhe këtë e ka vërtetuar me çmimet e marra. Dhe jo më larg se dje ajo mori një çmim tjetër gjatë ceremonisë së Golden Globe. Ajo u vlerësua për rolin e saj në dramën “Big Little Lies” dhe sigurisht, ishte shumë e lumtur për çmimin.

Pas dhënjes së çmimit ajo mbajti një fjalim që preku thuaje zemra e të gjithë fansave. “E para, ë? Faleminderit. Kjo do të thotë që vajzat e mia janë akoma zgjuar, kështu që Sunny, Faith, ju dua. Këtë do e sjell në shtëpi tek ju,” tha ajo.

Por menjëherë pas këtij fjalimi ajo u “sulmua” nga fansat sepse siç e dimë të gjithë ajo ka edhe 2 fëmijë të tjerë të birësuar.

Kur ishte e martuar me Tom Cruise, Nicole adoptoi dy fëmijë, Isabella tanimë 25 vjeçe dhe Connor, 22. Jo vetëm që s’i përmendi në fjalimin e Golden Globes, por s’i përmendi as në fjalimin e Emmy’s.

Kidman ka dy vajza me bashkëshortin e saj Keith Urban: Sunday Rose, 9 vjeçe dhe Faith Margaret 7 vjeç. Ka dhe dy fëmijë të tjerë, që nuk i përmendi në fjalim dhe këtu nisën kritikat.

1d49231ee1fa7d39300d6e213cc78eee.jpgedbe0aa405c226d62f8781696a51c9e0.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036990642547607