Mbrëmjen e djeshme, në “Best Choice Awards” Nicole Kidman u vlerësua me çmimin ‘Aktorja më e mirë’.
Filmi ‘Big Little Lies’ mori 4 çmime, përfshirë edhe atë të ‘Best Actress in a Limited Series’, i cili shkoi për Kidman.
“Çdo aktor në këtë sallë e di që është po aq i mirë sa aktorët e tjerë me të cilët ka punuar,”-tha Kidman kur u ngjit në skenën e Hangar Barker në Santa Monica, California.
Ajo nuk harroi të falenderojë edhe fëmijët e saj; Isabella, 25 vjeç dhe Conor, 22 vjeç, me ish-bashkëshortin Tom Cruise dhe Sunday e Faith me bashkëshortin Keith Urban.
Aktorja 50-vjeçare ka luajtur viktimën e abuzimit familjar Celeste Wright në dramë pranë Reese Witherspoon