Ish anëtarja e Pussycat Doll po kërkon sërish të jetë në jurinë e X Factor.
Flitet se Nicole Scherzinger dhe Cheryl Tweedy do të duhet të konkurojnë njëra- tjetrën për të siguruar një vend këtë vit në juri. Më parë 39 vjeçarja, Nicole, kishte lënë të kuptohej se do ta linte pas rolin si anëtare e jurisë për t'u përqëndruar në karrierë dhe Cheryl ishte parë si një zëvëndësuese e mundshme. Megjithatë, mendohet se ylli i skenës po kërkon të rikthehet çka do të thotë se dyshja do të ketë një përplasje kokë më kokë për të patur vendin e duhur. "Do të doja të rikthehesha nëse ata do të më donin pjesë të programit" ka thënë Nicole e ftuar në Jonathan Ross Show. Ndërkohë, flitet se Cheryl është shumë pranë nënshkrimit të një kontrate 1.5 milionë paundë që të rigjallërojë show-n, shkruan The Sun.