Bukuroshja 38 vjeçare nuk ka duruar dot më dhe ka vendosur t‘u përgjigjet zërave.
Nicole Scherzinger ka mohuar të gjithë fjalët që e tregojnë në një lidhje me mikun e sa të ngushtë, reperin French Montana pasi ata u panë së bashku në të njëjtin klub në Las Vegas për vigjiljen e Vitit të Ri. Dy personazhet e spektaklit u përfolën se ishin përfshirë në një marrëdhënie pasi të pranishmit në lokal kishin vënë re se ata nuk i “shkëpusnin dot sytë nga njëri-tjetri”. Por Nicole, e cila aktualisht po shoqërohet me tenistin Grigor Dimitrov ka këmbëngulur se marrëdhënia me reperin nuk është gjë tjetër veçse fantazi.