Aktori shqiptar Nik Xhelilaj prej kohësh është shkëputur nga Shiqpëria dhe zhvendosur në Gjermani ku edhe po vazhdon karrierën. Rolet e tij në filmat shqiptar ; “Alive”, “Shqipari” dhe “Trishtimi i zonjës Shanjder”, ende mbahen mend. Por tashmë Niku është zhvendosur ta kërkojë famën dhe suksesin në shtetin gjerman ku edhe ka realizuar filmin e ri “Winnetou” i cili do të shfaqet për Krishtlindje në ekranin e televizionit RTL. Jemi të sigurtë që edhe atje do të jetë po ai aktori simpatik që tërheq vëmëndjen e vajzave.