Ai po kthehet në një emër mjaft të lakuar në kinematografinë botërore.
Mashkulli dhe aktori i preferuar kryesisht nga femrat, NIk Xhelilaj, prej kohësh është zhvendosur në Gjermani ku edhe po vazhdon karrierën e tij kinematografike. Pas një pauze që bëri pas filmit “Winnetou” aktori është rikthyer në vendin ku para ca vitesh ishte vendosur, Turqi. Si duket, Niku atje nuk ndodhet vetëm për pushime, por edhe për projektin e radhës. Këtë herë do ta shohim në rolin e personazhit të quajtur Borka dhe duket se në shumë pak kohë, ka arritur të futet mirë në lëkurën e ti dhe në look.
Aktori është transformuar totalisht aq sa vështirë ta njohësh që është ai nëse është me syze. Modeli i ri i flokëve të tij ka ngjallur jo pak reagime edhe tek fansat, ndërkohë presim të shohim Borkën e sjellë nga Niku në filmin që pritet të dalë.