Mesa duket aktori i njohur shqiptarë Nik Xhelilaj, ka filluar të bëhet një yll ndërkombëtare dhe këtë gjë e ka vërtetuar me pjesëmarrjen e tij në disa filma të njohur.
Ai tashmë ka ndërtuar në Turqi një karrierë të suksesshme duke pasur role të rëndësishme në filma shumë të ndjekur ku i fundit ishte "Payitaht: Abdülhamid (Perandori i fundit)".
Aktori shqiptar dje ka qenë i ftuar në një event dedikuar artistëve në Turqi, por kur ka parakaluar në tapetin e kuq, Nik ka habitur me pamjen.
I veshur me të zeza plot stil, me flokët dhe mjekrën e rritur, Nik Xhelilaj thuajse nuk njihet me pamjen e re.
A mendoni dhe ju se ngjan si aktorë turk?