Këtë herë do të jetë me shqiptarë. Nik Xhelilaj e nisi karrierën si aktor në Shqipëri, por vendosi që famën dhe suksesin ta kërkojë diku tjetër.
Ndaj fillimisht u vendos në Turqi, ku edhe realizoi disa projekte kinematografike për ta vazhduar më pas atë në Gjermani. Por edhe pse koha kalon, aktori nuk i refuzon bashkëpunimet me njerëzit e vendit të tij. Mbrëmjen e kaluar Niku është takuar me aktoren Luiza Xhuvani , Gjergj Xhuvanin dhe me regjisorin Dritan Huqi. Me nga një gotë verë në dorë dhe me buzëqeshje, ata duken entuziastë për projektin e radhës.