Kompania e veshjeve sportive Nike thotë se është “shumë e shqetësuar nga akuzat” me të cilat Cristiano Ronaldo po përballet së fundmi.
Në një email dërguar “The Associated Press”, Nike thotë: “Jemi shumë të shqetësuar nga akuzat e fundit dhe po e monitorojmë situatën nga afër.”
Kompania ka një kontratë 1 bilion dollarëshe me lojtarin që nga viti 2003, e cila mund të rrezikohet nëse akuzat vërtetohen.
Ronaldo, i cili është lënë jashtë nga kombëtarja e Portugalisë, ka marrë suport maksimal nga ekipi i Juventus, i cili në Twitter ka shkruar: “Ronaldo ka treguar në muajt e fundit profesionalizmin dhe dedikimin e tij të madh, i cili është vlerësuar nga të gjithë tek Juventus."
Në një video live në Instagram, revista “Der Spiegel” ka shkëputur një pjesë ku Cristiano Ronaldo i mohon në mënyrë absolute akuzat kundër tij.