Kur ishte një adoleshente problematike ajo u shpetua nga një agjensi sekrete e cila quhet “Division”. Ata i thanë se po i jepej një mundësi e dytë ku do mund të shërbente për shtetin e saj, por nuk i thanë se po e stervisnin për tu bërë një vrasëse. Ajo u tradhëtua nga të vetmit njerëz te të cilit kishte besim dhe bëri atë që asnjeri më parë nuk e kishte bërë: u arratis. Pas tre vitesh fshehje, ajo po i bën të qartë ish shefave të saj se nuk do të ndalojë para asgjëje, pa i ekspozuar dhe shkatërruar agjensinë.