Zv.kryeministri Niko Peleshi ka folur sot për kizën politike. Nga Korça ai tha se mazhoranca nuk dëshironte të shkojë në zgjedhje pa opozitën, por kjo sipas tij është në dorën e kësaj të fundit.
“Natyrisht nuk mund të fshihemi prapa gishtit e të mos pranojmë, që një proçes zgjedhor pa opozitën nuk na nderon si shoqëri shqiptare në përgjithësi. Nuk do të dëshironim të kishim zgjedhje pa opozitën, por kjo nuk është më në dorën tonë”, u shpreh Peleshi.