Në qytetin e Korçës ka nisur edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës. Mbrëmjen e djeshme Mik Festival ka sjellë atmosferë me muzikë spanjolle.
Ky festival bën bashkë personalitete nga fusha të ndryshme, ku jo vetëm këngëtarët shfaqin talentin e tyre por edhe politikanët, siç është rasti i ish-zv.kryeministrit Niko Peleshi.
Në Pazarin e Vjetër të Korçës në një atmosferë festive Niko Peleshi i ka rënë kitarës dhe ka kënduar së bashku me sopranon Inva Mula këngën ‘Moj e bukura more’.
Për të parë videon në përmasa të plota shtypni ikonën "Full Screen"