INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nikolla Gruevski dorëhiqet nga drejtimi i VMRO DPMNE

Nikolla Gruevski dorëhiqet nga drejtimi i VMRO DPMNE

Publikuar më: 09:34 11-12-2017

Lideri i VMRO DPMNE Nikolla Gruevski ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i partisë. Forca politike e udhëhequr nga Gruevski ka qeverisur Maqedoninë deri në qershor të këtij viti kur drejtimin e vendit e mori Lidhja Social Demokrate e kryeministrit aktual, Zoran Zaev. Nikolla Gruevski i cili drejton VMRO DPMNE-në që nga viti 2003, i paraqiti dorëheqjen e parevokueshme, Komitetit Drejtues të partisë. Shkak për këtë janë bërë rezultatet e dobëta në zgjedhjet lokale të muajit të tetor. Gruevski deklaroi më herët se do të mbaj përgjegjësi për humbjen në zgjedhjet lokale ku VMRO DPMNE arriti të fitojë vetëm pesë komuna nga 80 të tilla, duke shënuar rezultatin më të dobët që nga vendosja e pluralizmit. Kryetar i ri partisë më të madhe të opozitës do të zgjidhjet në kongresin e jashtëzakonshme pas dy javësh. ”Komiteti Qendror i VMRO DPMNE-së, vendosi që kongresi partiak të mbahet më 22 dhe 23 dhjetor, në Vallandovë ku do të marrin pjesë 544 delegatë, lista e të cilëve do të publikohet në ueb faqen zyrtare të partisë”, ka thënë para mediave Hristijan Mickovski, Sekretari i Përgjithshëm i partisë. Për kreun e ri të partisë përmenden disa kandidatura të mundshme, si deputetët Ilija Dimovski dhe Antonio Mislloshoski, ish Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, ish Ministri i Shëndetësisë, Nikolla Dimitrov, Hristijan Mickovski, por edhe emri i ish Kryetarit të partisë, Lubço Georgievski. Largimi i Gruevskit nga partia ndodhë në momentin kur ai dhe shumë personalitete tjera të saj po përballen me procese gjyqësore për vepra të rënda penale. Po edhe vet lideri opozitar po përballet me katër procese për mashtrime zgjedhore, tenderësh, porositje të dhunës ndaj zyrtarëve të LSDM-së e vepra tjera.

Article Logic
Execution time: 0.003953218460083