INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Nikolla Gruevski mandatohet për krijimin e qeverisë së re [Video]

Publikuar më: 17:53 09-01-2017

Presidenti Gjorge Ivanov i dorëzoi sot mandatin për formimin e qeverisë së Maqedonisë, Nikolla Gruevskit, kryetarit të partisë VMRO-DPMNE. Lajmi është bërë i ditur nga kabineti i presidentit të Maqedonisë. Afati i fundit për dorëzimin e mandatit për formimin e qeverisë ishte pikërisht sot. I mandatuari i ri duhet të sigurojë mbështetjen e të paktën 61 deputetëve, gjë që nënkupton përfshirjen e partive shqiptare të cilat në parlament aktualisht janë të përfaqësuara me 20 deputetë. Bashkimi Demokratik për Integrim ka marrë 10 deputetë, Lëvizja Besa 5, Aleanca për shqiptarët 3 dhe Partia Demokratike Shqiptare 2 deputetë. Por partitë shqiptare i kanë vendour kushte Gruevskit. Më 7 janar ato publikuan platformën e përbashkët e cila do të jetë baza e tyre në negociatat për krijimin e qeverisë së re. Pas mandatimit të Gruevskit Aleanca për Shqiptarët reagoi duke deklaruar se nuk do të marrë pjesë në përbërjen e qeverisë së re. Ndërkohë Bashkimi Europian ka bërë të ditur se prêt formimin e qeverisë së re, sa më shpejt. Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç bëri të ditur se BE po e ndjek nga afër situatën. Ndërkohë Gruevski ka kërcënuar BDI për t’u bërë pjesë e qeverisë. Në një intervistë për gazetën ”Dnevnik” ai ka folur me tone të ashpra për partinë shqiptare me të cilën ka bërë aleancë më herët. Ai ka paralajmëruar partinë e Ahmetit se do të rrezikohet në të ardhmen nëse refuzon partneritetin mes VMRO-së dhe BDI-së. Gruevski ka thënë se BDI duhet të rikujtojë sesi u bë pjesë e koalicionit në vitet 2008, 2011 dhe 2014.

Article Logic
Execution time: 0.0039069652557373