Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla deklaron se rrogat e mësuesve do të rriten në masën 40 për qind. Ministria shtoi gjithashtu se mësuesit duhet të mbështeten jo vetëm me pagën e tyre, por edhe me mënyrën se si formojnë në auditore. Këtë deklaratë Ministrja Nikolla e bëri gjatë një takimi në gjimnazin “Sinan Tafaj” në Tiranë, në kuadër të ditës ndërkombëtare të mësuesit.
“Do të mundësojmë nxjerrjen nga niveli i dobët të më shumë se 2200 mësuesve në të gjithë Shqipërinë, ashtu sikurse do të ndërtojmë një sistem të ri të kualifikimit. Ne jemi angazhuar të rrisim deri në 40% pagën e tyre. Mësuesit duhen mbështetur me mënyrën sesi formohen dhe si formohen në fakultetet e edukimit”, tha Lindita Nikolla.