INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nikolla në Memaliaj, banorët i ankohen për klasat kolektive, ja shembulli që ministrja ju jep

Nikolla në Memaliaj, banorët i ankohen për klasat kolektive, ja shembulli që ministrja ju jep

Publikuar më: 13:07 16-05-2018

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla është ndalur në fshatin Kutë të Mallakastrës dhe në qytetin e Memaliaj për turin e llogaridhënies publike të qeverisë “Puna për Shqipërinë që Duam”.

Në takimin që u mbaj në qytetin e Memaliaj, ministrja e Arsimit e shoqëruar edhe nga ministrja e Kulturës dhe kryebashkiaku i qytetit dëgjuan shqetësimet e banorëve duke dhënë zgjidhje dhe mbajtur shënime për t’i adresuan në institucionet e duhura. Nikolla nga Memaliaj u bëri me dije prindërve të Shqipërisë se projekti pilot “Bëjmë detyrat e shtëpisë” ka shënuar arritje të reja tek nxënësit që janë pjesë e këtij projekti gjatë këtij viti, kjo falë testimit që fëmijëve ju bë para nisjes së kësaj nisme e cila nga viti i ri shkollor do të zgjerohet edhe më tej, jo vetëm në 5 bashki të vendit.

“Të përgatiten përmes programeve të caktuara edhe nën mbikëqyrjen e mësuesve të tyre për ditën e nesërme të mësimit. Ka rezultuar një nismë e mirëpritur nga prindërit dhe ka shënuar progres tek nxënësit. Ne kemi bërë një testim përpara se ta fillonin këtë projekt dhe do ta masim sërish progresin e nxënësve dhe besoj që vitin e ardhshëm ne do ta fusim në sistem në më shumë shkolla ose në të gjitha shkollat e Shqipërisë.”

Shqetësimi i disa banorëve për klasat kolektive mori përgjigje nga ministrja Nikolla e cila deklaroi se ky fenomen po adresohet duke grupuar klasat kolektive, por kjo nuk do të prekë mësuesit që janë në sistem.

“Edhe Franca ka klasa kolektive. Por ne kemi zgjedhur ta adresojmë këtë, jo ta fshehim dhe të mos flasim asnjëherë për klasat kolektive. Edhe nëse një shkollë duhet të mbyllim disa klasa për t’i dërguar nxënësit në një shkollë tjetër në mënyrë që të mësojnë në klasa normale, mësuesit do të jenë në sistem.”

Maturantët e dobët nuk do të jenë më në programet e mësuesisë falë reformës që ministria po ndërmerr duke vendosur kritere hyrëse por edhe mbështetje për më të mirët me mesatare mbi 9 për të ndryshuar realitetin që vijon prej vitesh.

“Që këtë vit ne do të ndalojmë atë tipar të këtyre viteve nga ‘93 deri një vit më parë që mësuesia të ishte atraktive për maturantët më të dobët. Nuk mund të jetë kështu. Nuk mund të presim që në shkollat tona të shkojnë mësues cilësorë teksa drejt universiteteve tek profilet e mësuesisë të shkojnë maturantët më të dobët. Kemi dy masa thelbësore që sivjet, rritja e notës mesatare për programet e mësuesisë dhe e dyta me rëndësi, ne nuk stimulojmë këdo për të ndjekur programet e mësuesisë por do mbulojmë tarifat e studimit për çdo maturante me mesatare mbi 9 që zgjedh mësuesinë. Dhe ne besojmë se kjo është rruga e duhur për të mësuar dhe mundësuar që ne të dimë se çfarë ndodh prapa derës së çdo klase edhe në fshatin më të thellë të Shqipërisë, se çfarë ndodh me edukimin, dijen dhe komunikimin e fëmijëve që studiojnë në këto shkolla.”-përfundoi Nikolla.

Article Logic
Execution time: 0.0055270195007324