“Të gjithë mësuesit do të testohen, për të shmangur problemet që ka sot arsimi”, kështu u shpreh nga Vlora ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.
Gjatë mbledhjes dy ditore të qeverisë në qytetin bregdetar Nikolla u shpreh se janë 25 drejtues shkollat që do të lëvizin në Vlorë.
“Ndryshimet do të bëhen për të përmirësuar cilësinë dhe testimi do të kryhet për të zgjedhur mësuesit më të mirë” tha Nikolla duke shtuar se kjo do të jetë e nevojshme për të shmagur korrupsionin ,politikën nga drejtimi i shkollave.
Ajo paralajmëroi se edhe drejtuesit e arsimit në zyrat rajonale do t’i nënshtrohen proçesit të riorganizmit.