INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nikon ja del vetë, prish kontratën milona dollarëshe me Sony

Nikon ja del vetë, prish kontratën milona dollarëshe me Sony

Publikuar më: 12:08 18-07-2018

Sony ka marë shumë vlerësime dhe ka qenë në vëmendje për sa i përket repartit të tij për prodhimin lenteve kamerave. Kompani me peshë në tregun e kamerave profesionale kanë pasur nevojë për fabrikat dhe patentat e Sony në mënyrë që të zhvillonin dhe prodhonin produktet e tyre.

Nikon është një ndër këta emra të mëdhenj për sa i përket aparateve fotografikë profesionalë. Ata kanë qenë të varur nga Sony prej vitesh, por tani kanë hedhur hapa të rëndësishëm për të hequr këtë varësi.

Nikon ka bërë të ditur që ata kanë shpikur një sistem komplet të vetin sensorësh, i cili do të jetë patentë e tyre. Kompania ka kohë që punon për sensorët e kamerave të veta, por ama atyre i është dashur bashkëpunimi me gjigandin Sony për të mbijetuar në industri.

Sistemi i lartpërmendur duket mjaft premtues, por pa e provuar vetë, nuk mund të komentojmë. Kontrata e prishur ka vërtetë vlerë të madhe, por Sony dhe Nikon vazhdojnë të bashkëpunojnë për sensorë të tjerë dhe për resurset e prodhimit gjithashtu.

nikon_inside.jpg

-------------------------------------

MEQË JE KËTU

IN Smart të fton të na bashkohesh në grupin privat të Facebook ku mund të diskutojmë risitë e teknologjisë, problemet që ti mund të kesh me smartphone tënd dhe të njihemi me njëri-tjetrin në komunitetin më të madh dedikuar të apasionuarve pas teknologjisë.

 
Te cmendurit pas teknologjise - insmart.al
Facebook Group · 19 members
Join Group
Nje grup privat vetem per te cmendurit pas teknologjise! Bashkohu me ne ne grup, behu pjese e bisedave dhe nda informacione rreth tech, apps, mobile, ...
 
Article Logic
Execution time: 0.004216194152832