INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nipi i deputetit rrahu një grua pranë QSUT, policia tregon masën ndaj tij

Nipi i deputetit rrahu një grua pranë QSUT, policia tregon masën ndaj tij

Publikuar më: 13:17 03-08-2019

Policia ka dhënë sot detajet për një video që u shpërnda në rrjetet sociale ku dukej një i ri që dhunonte pranë QSUT-së një grua. Më herët u zbulua se protagonist në këtë ngjarje ishte bërë nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja.

Policia bën me dije se, 26-vjeçari do procedohet në gjëndje të lire.
Ndërkohë, policia bën me dije se ka pezulluar nga detyra edhe efektiven e policisë që u pa në video që nuk ndërhynte kur ky person dhunonte gruan.
“Lidhur me videon e publikuar në mediat sociale, ku një i ri shfaqet me pamje duke dhunuar një femër në oborrin e spitalit “Nënë Tereza”, Tiranë, në interes të opinionit publik informojmë se: Ngjarja në fjalë ka ndodhur në datë 31.07.2019, rreth orës 07:30 minuta. Shërbimet policore kanë shoqëruar në Komisariat shtetasin R.Rr. 26 vjeç dhe e kanë proceduar penalisht. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme. Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, pas pezullimit nga detyra të punonjëses së Policisë që ishte pranë vendit të ngjarjes, ka nisur verifikimet për veprimet apo mos veprimet e saj”, bëri me dije policia.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036780834197998