Aksioni i pastrimit të Tiranës, i lajmëruar nga kryebashkiaku Veliaj, ka nisur që në orën e para të mëngjesit në të 24 njësitë administrative të kryeqytetit.
Aksioni është mbështetur nga qindra vullnetarë dhe qytetarë të Tiranës.
Në Ditën Botërore të Pastrimit, qindra qytetarë si dhe punonjësit e ndërmarrjeve të pastrimit të kryeqytetit kanë filluar largimin e inerteve, por edhe të mbetjeve të tjera të ngurta si mobilie, goma, hekurishte.
Aksioni për pastrimin e kryeqytetit do të vijojë gjatë gjithë ditës së sotme, ndërkohë që kërkohet që qytetarët të japin kontributin e tyre që Tirana të jetë gjithmonë e pastër.