Në Rusi do të nisë së shpejti një ‘reality Show’ i ngjashëm me filmin ‘The Hunger Games’, ku 30 pjesëmarrësve nga vende të ndryshme të botës do ju lejohet të vrasin, rrahin dhe përdhunojnë.
Ata do dërgohen në Siberi, ndërsa do pajisen me mjete për të luftuar me arinj dhe ujqër në mënyrë që të mbijetojnë. Por përveç kafshëve të egra, atyre do ju duhet të përballen dhe me temperaturat -40 gradë.
Truri i këtij ‘reality Show’ është manjati rus Yevgeny Pyatkovsky, i cili ka deklaruar se me këtë nuk synon të arrijë asgjë, por garuesit do të vendosin vetë për rregullat dhe do nënshkruajnë dokumentet nëse janë pro pjesëmarrjes.
Në këtë lojë do të aplikohet kodi penal rus, ku çdo konkurrent që thyen rregullat do të vuaj dënimin. Për të marrë pjesë duhet të jesh mbi 18 vjeç dhe të paguash një tarifë 150 euro. Në fund garës, fituesi do marrë çmimin e madh prej 1.5 milion euro.