Në dasmën e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt që është duke u zhvilluar në këto momente në pallatin e Brigadave në Tiranë nuk mungojnë personazhet e njohur publik. Mes shumë artistëve dhe politikanëve, fokusi i fotografëve të newsbomb.al, ka arritur të fokusoj disa nga njerëzit më të famshëm dhe të pushtetshëm në vend. Spikasin në foto familja Hoxha, pronare e Top Media, Ylli Ndroqi, pronar i Ora News i shoqëruar nga bashkëshortja e tij. Gjithashtu të pranishëm janë dhe kolegët e Besart Kallakut, Erion Isai dhe Gazmend Paja, të cilët në foto duken të pozicionuar në ulëset e altarit në pritje të çiftit dhe të ceremonisë.