INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nis “Dancing With the Stars”, zbulohet se kush do të jetë në panelin e jurisë [FOTO]

Nis “Dancing With the Stars”, zbulohet se kush do të jetë në panelin e jurisë [FOTO]

Publikuar më: 18:22 10-03-2018

Mësoni se kush do të zgjedhë fituesit!

Prej dy vitesh në ekranin shqiptar ka munguar spektakli “Dancing With The Stars”, por ky spektakël do të nisë shumë shpejt.
Emrat e këtij viti do të jenë personazhe të njohur të cilët kanë qenë në edicionet e mëparshme duke bërë kështu një edicion special. Ndërkohë që Ilir Shaqiri tashmë ka publikuar edhe emrat te cilët do të jenë në jurinë e spektaklit.

Në këtë show marrin pjesë personazhet e famshëm të botës së artit në Shqipëri, të cilët shoqërohen gjatë perfrormancave të tyre nga balerinë dhe balerina profesionistë. Në fund të spektalit ashtu si është traditë tashmë për këtë spektakël, ai që fiton merr edhe trofeu.

Ilir Shaqiri nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur emrat e personave të cilët do të zgjedhin fituesin dhe bashkë më të, në panelin e jurisë do të jenë Ema Andrea dhe Alfred Kaçinari.

 

Article Logic
Execution time: 0.0018301010131836