INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nis debati për ndryshimet kushtetuese, Zaev apel deputetëve: Hajdeni të votojmë ...

Nis debati për ndryshimet kushtetuese, Zaev apel deputetëve: Hajdeni të votojmë ...

Publikuar më: 12:38 15-10-2018

Parlamenti maqedonas ka filluar të debatojë kërkesën e qeverisë për ndryshimet kushtetuese me qëllim të zbatimit të marrëveshjes historike "për emrin" me Greqinë. Rezultati do të jetë testi i parë nëse partitë në pushtet kanë siguruar shumicën e duhur të dy të tretave për të marrë ndryshimet e kaluara.
“Të rralla janë gjeneratat që historia u jep shans që të mund të shkruhen në memoriet historike. Ky shans i tillë gjendet para jush dhe është momenti që ju të merrni vendimin e rëndësishëm. Përgjegjësia më e madhe sot është në duart e juaja. Duhet të bëni zgjedhje, sot çdo deputete e ka çelësin për një vendim historik. Ju bëj thirrje të gjithë atyre që akoma nuk e kanë ndarë mendjen, i thërras ata që hamenden që të vendosin mes izolimit dhe të ardhmes euro-atlantike”, deklaroi Zoran Zaev, gjatë fjalimit të tij, duke shtuar se vota kundër kthen vendin pas.
“Kuvendi i RM-së nuk ka legjitimitet që të sjell vendim për ndryshimin e Kushtetutës së RM-së. Obligimi jonë sot është që të konstatojmë se nuk kemi arsye për ndryshime kushtetuese. E dyta mendoj se përgjegjësia për sjelljen e këtyre proceseve nuk bie mbi opozitën por mbi pushtetin”, tha Ilija Dimovski, deputet i VMRO-DPMNE. Dimovski në fillim të seancës kërkoi që të hiqet nga rendi i ditës pika për ndryshimet kushtetuese, megjithatë propozimi i tij u rrëzua me 67 vota kundër dhe 39 pro.

Parlamenti-i-Maqedonise.jpgDeputetët miratuan rendin e ditës me të vetmen pikë të rendit të ditës.
Zoran Zaev
Deputetët të tejkalojnë interesat partiake dhe të vendosin në të mirë të qytetarëve. Çdo deputet sot e ka në dorë çelësin e të ardhmes së tyre. I ftoj ata që akoma kanë mëdyshje që të mendojnë. Shikojeni të ardhmen e gjeneratave të reja. Ju e keni të drejtën të zgjidhni edhe të kundërtën por ajo zgjedhje na kthen pas. A është ajo e ardhmja që dëshironi për ju dhe gjeneratat e reja? Tani duhet të vendosni a do të fitojmë shumë apo do të humbim shumë. Unë jam i bindur se kjo është zgjedhja e të gjithë deputetëve. Jam i bindur se askush nga ju nuk do ta ndryshonte vendin e tij dhe detyrimin e tij. Le të mbahet mend kjo ditë kur i kemi lënë anash ndarjet politike dhe kemi zgjedhur interesin e përbashkët. Kjo është dita kur deputetët e zgjedhur kanë të drejtë të marrin vendimin e shenjtë dhe ta zbatojnë vullnetin e qytetarëve. Nëse ndonjëra nga partitë nuk është e gatshme të veprojë kështu, unë ftoj çdo deputet të veprojë individualisht, në interes të shtetit. E ftoj çdo deputet që të votoj sipas vullnetit të tij. Vendoseni vullnetin e qytetarëve mbi atë të partisë. Apeloj që ta kryeni obligimin e juaja kushtetues dhe të votoni për të mirën e popullit. Të votoni pa presion politik. Unë e di, të gjithë ne e dimë se rruga e vërtet për Maqedoninë, është ajo që shpie drejt Evropës dhe NATO-së.
Po kështu Zaev u tregua i gatshëm që të falte ngjarjen e 27 prillit, kur ai dhe deputetet të tjerë u sulmuan dhe u dhunuan brenda në sallë, duke iu zgjatur dorën deputetëve të opozitës.
“E di që kjo ka çmim dhe jam i gatshëm që ta paguaj këtë çmim vetëm për të ardhmen e Maqedonisë dhe brezave të rinj”.

Article Logic
Execution time: 0.003593921661377