INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nis divorci UK-BE. Vendi do të dalë nga unioni në prag të Vitit të Ri 2020

Nis divorci UK-BE. Vendi do të dalë nga unioni në prag të Vitit të Ri 2020

Publikuar më: 16:47 19-03-2018

Kryenegociatori i Bashkimit Europian për Brexit Michel Barnier ka lajmëruar arritjen e një marrëveshjeje me homologun britanik David Davis, që do të lejojë Britaninë të shkëputet rregullisht nga unioni. Megjithatë, çështja e kufirit me Irlandën Veriore dhe marrëdhënia e ardhshme mes palëve mbeten për t’u zgjidhur. Periudha e tranzicionit është vendosur të zgjasë nga 29 marsi 2019 deri në dhjetor 2020 dhe si qëllim do të ketë stabilizimin e një marrëdhënieje të ardhshme të përhershme mes palëve. Kjo do të thotë që anglezët do të jenë plotësisht jashtë BE-së pas mesnatës së 31 dhjetorit 2020. Davis deklaroi në konferencën për shtyp se ende ka "shumë punë për të bërë". Ai zbuloi marrëveshjen e shumëpritur që përshkruante marrëdhëniet e Britanisë me bllokun në periudhën pas përfundimit të nenit 50 - dhe tha se ata kanë bërë një "hap vendimtar" drejt pajtimit të një teksti të përbashkët ligjor mbi tërheqjen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE. Por marrëveshja ende do të duhet të ratifikohet nga udhëheqësit e 27 vendeve të tjera në një takim që pritet të mbahet ditën e premte, pas të cilit negociatat më në fund do të kalojnë në diskutimin e marrëveshjeve tregtare afatgjata të Britanisë së Madhe me Brukselin.

Article Logic
Execution time: 0.0033271312713623