INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nis edicioni i 5-të i festivalit klasik

Nis edicioni i 5-të i festivalit klasik "Different Trains"

Publikuar më: 11:49 19-05-2016

Kaloi shpejt një vit dhe erdhi koha që fansat e muzikës klasike të përjetojnë sërish emocionet e festivalit “Different Trains”.

Një event ky tashmë traditë në Tiranë, i cili në këtë edicion të 5-të do të sjellë shumë artistë të mirënjohur shqiptarë dhe të huaj si Admir Doci, Amelie Chemin, Fatjon Hoxholli, Paolo Pandolfo e të tjerë.

Në fakt emrat e mësipërm ishin vetëm një pjesë e atyre që çelën tiparin e këtij festivali këtë të martë, ndërkohë që dy netët e tjera, 23 dhe 26 Maj, do të rezervojnë pranë Universitetit të Arteve dhe Galerisë Kombëtare të Arteve plot surpriza. Surpriza dhe ndjesi të paharrueshme nga artistë të vërtetë, të mbështetur për të disatën herë nga kompania gjigande e komunikimit në vend, Vodafone Albania. Bëhuni edhe ju pjesë e këtij festivali, me duartrokitjet dhe ovacionet tuaja.

“Different Trains”, festivali i të gjithëve!

 

Article Logic
Execution time: 0.0036599636077881