INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nis emisioni më i ri sportiv në IN Tv! Të qeshura, batuta dhe informacione nga bota e sportit, ja çfarë patë mbrëmë në “Adrenalinë” [VIDEO]

Nis emisioni më i ri sportiv në IN Tv! Të qeshura, batuta dhe informacione nga bota e sportit, ja çfarë patë mbrëmë në “Adrenalinë” [VIDEO]

Publikuar më: 19:51 09-05-2018

Mbrëmjen e së martës nisi rrugëtimin emisioni më i ri sportiv në IN Tv, “Adrenalinë” . Një emision që do ju mbajë të “gozhduar” para ekranit çdo të martë në orën 23:00 ku përveç lajmeve më të rëndësishme nga sporti do të shihni edhe disa rubrika shumë interesante me personazhe të njohur në vend.

Po çfarë u transmetua në puntatën e parë?

Moderatorja e emisionit Ueda Kullakshi e hapi programin me lajmet për Europa League ku u analizuan të dyja ndeshjet gjysmëfinaliste midis Atletico Madrid dhe Arsenal si dhe Red Bull Salzburg kundër Marseille. Ishin madrilenët ata që kaluan më tej ku do të përballen në finalen e Lyonit me Marseille.

Puntata e parë e emisionit iu kushtua edhe peshëngritjes, ku u intervistua Briken Çalja, peshëngritësi që i ka dhuruar Shqipërisë tre medalje dhe është shpallur kampion i Evropës. Brikeni foli gjithashtu për çështjen e nxehtë të dopingut në peshëngritjen shqiptare, çështje kjo që ka sjellë mjaft polemika dhe medalje të dorëzuara nga sportistët shqiptarë.

Një vëmendje të veçantë në “Adrenalinë” iu kushtua edhe kampionatit botëror të garës me motora “Moto GP” dhe atij me makina “Formula 1”. Më interesante se triumfi i Marc Marquez në pistën e Jerez ku mori dhe kreun e renditjes, ishte përplasja treshe mes Pedrosa, Lorenzo dhe Dovizioso.

Në rubrikën “Në jetën e...” në dy minuta, falë pyetje të goditura, u njohëm me jetën e anëtarit të tifogrupit “TIFOZAT KUQ E ZI”, Ivi Farkaj.

Ashtu siç vetë emisioni quhet “Adrenalinë”, të tillë kishte shumë rubrika “Për të ekspoluar”, ku me protagonist Gysin ishim në një vend shumë të bukur dhe jo larg nga Tirana, pikërisht në Liqenin e Bovillës. Një rubrikë e dedikuar ndaj atyre që pëlqejnë eksplorimin, udhëtimin, të provuarit e gjërave të reja me shumë “ADRENALINË”.

Pjesa e fundit e emisionit ishte rubrika “Koha për lojë”. Në puntatën e parë të “Adrenalinë” ishin të ftuar dy personazhe shumë të njohur për publikun si Olsi Bylyku, aktori i njohur i Portokalli dhe ish-fituesi i Big Brother 6, Anaid Kaloti. Ata së bashku me të rinjtë e skuadrave tona, u bënë pjesë të lojërave me të cilat jemi rritur ne, ose prindërit tanë. Të py personazhet e ftuar, folën pak edhe për jetën e tyre private duke rrëfyer shumë gjëra ekskluzive për “Adrenalinë”.

Ju pëlqeu? Atëherë mos e humbisni emisionin e rradhës, të martën, në orën 23:00.

Article Logic
Execution time: 0.0042479038238525