Nëse do t’i hidhnit një sy Instagramit mbrëmjen e kaluar, nuk do të dinit cilën video livestream të personazheve shqiptarë të shihnit më parë.
Ata njëherësh vërshuan me videot live, por njërit prej tyre i dështoi tentativa. Ai është reperi Noizy i cili sapo kishte dalë nga xhirimet e emisionit “Xing me Ermalin” dhe ndalesën e radhës e bëri në një restorant me djemtë. As atij nuk i shpëtoi “lajmi” për videot livestream dhe u bë menjëherë pjesë e tyre. Por videoja e tij nuk zgjati më shumë se 4 minuta pasi si duket reperi nuk kishte internet në celular dhe restoranti nuk kishte wi fi. Presim tentativën e tij të dytë.