INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nis evakuimi i civilëve në Aleppo. Të sëmurët dhe të plagosurit largohen të parët [FOTO]

Nis evakuimi i civilëve në Aleppo. Të sëmurët dhe të plagosurit largohen të parët [FOTO]

Publikuar më: 20:50 15-12-2016

Operacioni i shumëpritur më në fund është finalizuar edhe pse pas shumë jetësh të humbura.

Ambulanca dhe autobusë të gjelbër të qeverisë filluan evakuimin e të plagosurve dhe civilëve të tjerë nga zonat e fundit të mbajtura nga rebelët në Aleppo të enjten pasi përpjekjet e evakuimit u ndërprenë një ditë më parë. Vija e gjatë e autobusëve dhe ambulancave u larguan nga Aleppo-ja lindore dhe në territorin e kontrolluar nga qeveria para se të përfundonin në një zonë tjetër të kontrolluar nga rebelët në krahinë.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe Arabe thanë se të shpërngulurit e parë arritën të sigurt në zonë të enjten pasdite.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 21 autobusë dhe 19 ambulanca ishin të përfshirë në evakuimin.

“Ne pamë gra dhe fëmijë të vegjël në autobusë, dhe disa burra. Autobusët nuk ishin të mbushur. Gjithçka shkoi shumë mirë. Ishte shumë qetë”, tha Elizabeth Hoff, përfaqësuese e OBSH-së në Siri.

I dërguari humanitar i OKB-së për Sirinë Jan Egeland u tha gazetarëve se ai shpresonte për të parë fillimin e një “përpjekje të fundit dhe të suksesshme” në evakuime nga Aleppo-ja lindore, që luftëtarët e opozitës morën në kontroll në vitin 2012.

Ai tha se operacioni përfshin evakuimet e personave të plagosur dhe të sëmurë, civilëve të tjerë të pambrojtur, dhe luftëtarëve rebelë. Shumica e tyre ishin drejtuar për në Idlib, ndërsa të tjerët mund të zgjedhin të shkojnë në Turqi.

Operacioni erdhi pas arritjes së një marrëveshje të mërkurën mbrëma, por nuk ishte e sigurtë në se ajo do të vihej në lëvizje pasi një evakuim i planifikuar të mërkurën herët nuk arriti të materializohet.

Largimi përfundimtar i rebelëve nga Aleppo do të shënojë një fitore të madhe për presidentin sirian Bashar al-Asad.

Article Logic
Execution time: 0.0034968852996826