INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nis furtuna. Pas Lallës, do i merren pronat e një ish-ministri

Nis furtuna. Pas Lallës, do i merren pronat e një ish-ministri

Publikuar më: 13:16 24-07-2018

Ditën e djeshme, Gjykata vendosi të pranojë kërkesën e Prokurorisë për sekuestrimin e pasurive të ish kryeprokurorit Adriatik Llalla. Pronat e tij përllogariteshin në vlerën afro 1 miliard. Sakaq, profesor Përparim Kabo bën një paralajmërim të fortë duke pohuar se një tjetër ish-ministri do i merren pronat në fushën e Korçës. Kabo nuk përmend emra por newsbomb.al shkruan se ish-ministri nga Korça i cili zotëron një mori pronash është Ridvan Bode, i cili në kohën e qeverisë Berisha, ka mbajtur postin e ministrit të Financave.

“Prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla i sekuestrohen toka...nisi furtuna ku do ti shpini tokat more të mjerë, prokurorë, gjyqtarë, ministra, ish ministra, deputetë...me një fjalë Ju GREPSA...Jo po unë nuk i nënshtrohem Vettingut tha Llala...dhe çeshtja u mbyll në gjykatë...dhe menduan se mbaroi...kush vodhi vodhi dhe asgjë nuk do i ndodhi...sa mendje lehtë...Ja pas ca ditësh kur të dëgjoni për tokat në fushën e Korçës prona të një ish ministri...do zbresi dhe ai nga kali...mjaft e mendoi se nuk do i ndodhi gjë...Shiu erdhi ,tërmeti e shkundi...Vetingu dhe sekuestrimet e burgosjet do e pastrojnë vendin...Eh të kishte një soft të shikonim si sillen në shtëpitë e tyre ..më kujtojnë Gopsekun...dhe karrocën e Molierit...Erdhi dita njerëz...!”, shkruan Kabo.
Marrë nga: Newsbomb.al

http://www.newsbomb.al/sekuestrimi-i-pasurise-1-miliardeshe-pas-llalles-do-i-merren-pronat-edhe-nje-ish-ministri-paralajmerimi-128927

 

Article Logic
Execution time: 0.0031499862670898