Pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama ka nisur furtuna në Shkodër.
Disa nga drejtorët më të rëndësishëm në Shkodër kanë paraqitur dorëheqjen e tyre.
Mësohet se drejtori i DAR, ai i bujqësisë, drejtori i HEC-it të Vaut të Dejës, drejtori i Postës, drejtori i Shëndetit Publik dhe drejtori i Zonave të mbrojtura, kanë paraqitur dorëheqjet duke iu bindur kështu urdhrit të Ramës.
Kadri Ymeri – Drejtor i DAR Shkodër,
Mustaf Kraja – Drejtor i Bujqësisë Shkodër,
Luan Heta – Drejtor i HEC Vau Dejës,
Edmond Emini – Drejtor i Postës Shkodër ( Kryetar i PS Shkodër),
Agim Dardha – Drejtor Administrata e Zonave të Mbrojtura në Shkodër,
Astrit Beci – Drejtor i Shëndetit Publik Shkodër.